Triton Schallung
Mietschallung
Schallungssanierung
Ersatzplatten
Gebrauchsschallung
kontaktu
firma

Gjatë punës sonë si sanues, ne më së miri vërejmë, se cilat gjëra duhet përmirësuar në fushën
e teknikës së latimit. Nga këto përvoja lindin ide për prodhimin e produkteve të reja, siç
është rasti me produktin tonë special me veshje sintetike, mbulesën hewaSchalhaut GEN II,
apo me produktin tonë solid, V-Nut, me të cilin, tek elementet e mëdha, lidhim në mënyrë
apsolutisht stabile pllakat e latimit.

Në fushën e sanimit të sistemit të latimit, që nga viti 2007, në tregun gjermanofolës [D, A,
CH dhe FL], ne ofrojmë produktet tona, pllakat sendviç laminaeX. Varësisht nga buxheti dhe
kërkesat tuaja, Ju mund të zgjidhni tek ne mes tri mbulesave të latimit:
hewaGEN II, të veshur me rrëshqirë fenoli,– Bestseller-in tonë me veshje sintetike apo
laminaeX – sendviç-pllakën me bazë të lehtë sintetike, përforëcues alumini dhe veshje
thermoplast.

Produktin hewaSchalhaut e kemi zhvilluar posaçërisht për përdorime të sofistikuara.
Shumëfish i dëshmuar që nga viti 1986 dhe i patentuar për Evropë në vitin 1993.

Ju mund ta dalloni atë në ngjyrë: përpara ngjyrë hiri, mbrapa ngjyrë të kuqe. I veshur në të
dyja anët me material të veçantë sintetik, "GEN II", e karakterizon rezistenca e lartë kimike
dhe stabiliteti jashtëzakonisht i lartë i lakueshmërisë në kushte ekstreme lakueshmërie.

Në një sipërfaqe prodhimi prej 15.000 m², në vit sanojmë më tepër se 120.000 m² të
sistemeve të ndryshme të latimit ndërtimor. Repartet kualitative dhe të specializuara si dhe
bashkëpunëtorët tanë të kualifikuar ju garantojnë një dispozicion të shpejtë të sistemit tuaj të
sanuar të latimit.

http://www.youtube.com/watch?v=r-rYbvLf34k