 |
Kompletoni sistemin tuaj të latimit me latues të përdorur dhe me çmime tejet të volitshme. Ne ofrojmë latues muri dhe tavani të të gjitha firmave të njohura prodhuese, të kompletuara me pajisje shtesë. Nëse keni në përdorim sistem latimi të firmave PERI-, DOKA-, Thyssen- Hünnebeck, MEVA-, PASCHAL- apo NOE, tek ne do të gjeni partnerin e qëlluar.
Çfarë ofrojmë ne:
• furnizim permanent deri në 10.000 m² latues muri dhe tavani • njohuri mbase më të mëdha në treg, duke ju falendëruar kontakteve të rregullta me rreth 7.500 ndërmarrjeve ndërtimore nga Gjermania, Zvicra, Austria dhe Franca • porositje të përpiktë tek klientët tanë të përhershëm • të gjitha sistemet e njohura i furnizojmë të kompletuara dhe me pajisje shtesë
• ne kontrollojmë vetëm latues të mirëmbajtur • nuk ju detyrojmë të porosisni sisteme komplete, por ju mund të porosisni edhe elemente veç e veç apo sasi të vogla
Tek ne gjeni pikërisht atë që ju duhet!
Investim i ulët, dobi e madhe. Në mënyrë që sistemi juaj i riparuar të jetë i gatshëm menjëherë për përdorim, ne ju ofrojmë aftësimin e menjëhershëm të tij. Ju mund të zgjidhni nga pllakat e gatshme ndërruese për montim vetjak, e deri tek sanimi komplet i sistemit tuaj posedues. Për secilin ofrojmë zgjidhje të përshtatshme, varësisht nga mundësitë financiare.
Nëse vendosni për sanimin gjeneral të sistemit tuaj të latimit, ju do të kurseni deri në 60 % në krahasim me blerjen e një sistemi të ri latimi. Dallimi kualitativ i pamjes së betonit as që mund të vërehet.
|